IKONOSTASI — Ese mbi Artin dhe Ikonen
IKONOSTASI
Pavel FLORENSKI — Leonardo DA VINCI i shek. XX
Florenski fillon ese-ne e tij mbi ikonostasin me vleresimin e Zotit si krijues i 'se dukshmes dhe te padukshmes'.
Kjo ese e nje gjeniu si Florenski na flet me thellesi, aftesi, thjeshteri dhe dashuri, per ate zone qe bashkon/ndan keto dy bote. I mbiquajturi 'Leonardo da Vinci' rus, martir i besimit, i arsyes dhe i lirise, Florenski, ve ne krize idene e qartesise se nje ekzistence pa kontakte me esencen e nje bote te te qenurit te pakoe, te pafund, te padukshem. Pasi lexon kete gjeni, rrezohen te gjitha sigurite dhe garantite ekzistenciale te njohjes se te vertetes vetem si nje realitet i prekeshem dhe i dukshem.
Cfare eshte ne te vertete nje ikonostas?
Ikona eshte nje paraqitje vizuale e nje imazhi te shenjtë. Fjala IKONA rrjedh nga greqishtja bizantine 'eikona' qe merr nisme nga greqishtja klasike 'eikenai' (dukem, shfaqem, jam i ngjashem me dicka o dike).
Kjo 'dritare' materiale, per Florenskin, eshte nje plasaritje e botes sone materiale, e cila, ashtu sic lejon kalimin e endrave, lejon edhe kalimin e Persosmerise Hyjnore, tejkalon kufizimet kohore e hapsinore, dhe vershon si rryme e nje perroi ne kete thatesi mosbesimi dhe mbyljeje shpirterore te botes se prekshme.
Me te pare ose pa pare!
— Prof. Fatos Dingo