Vila Hemingway, La Habana de Cuba
Nga Thoma Jance
U struka ne sedilen e mbrapme te nje fiati te vjeter te vitit 1974. Dyert dhe xhamat mund t'i hapte vetem taksisti, nje kuban i madh qe na quante gjithmone "amigo".
"Sot, fiesta, do te coj tek Hemingway" - persriste shpesh. Nje dite me pare kisha qene ne Kongresin e Poezise boterore ne Havana ku pashë shume shkrimtare te gjalle. Aty takova edhe shume shkrimtare te vdekur. Hemingway-n doja ta takoja ndryshe, ne shtepine e tij. Dilnim nga rruget periferike te Havanes nen nje zagushi mbytese. Isha i topitur pas nje nate sorolllatjeje neper Habana Vieja. Pasi kishim pire birrën me te mire artizanale qe kisha provuar ne jeten time shtitisnim lokaleve tipike. Shpesh here na u desh te refuzonim me delikatesë prostitutat qe kerkonin shoqeri. U thoshim se ishim priftërinj nga Europa. Havana eshte nje udhekryq midis botes se vjeter dhe botes se re. Nje pererzie racash ekzaltuese. Femra aty eshte nje shperblim sensualiteti tipik i Karaibeve me tiparet e ardhura nga te gjitha drejtimet gjeografike. Ne semaforeet e qytetit kishte gjithmonje nje cift policesh me moto qe ngjanjsin si balerina. E qeshura ishte shenje e relaksit dhe miresjelljes, serioziteti dhe fytyrat e ngrysura shenje impenjimi dhe detyre.
KUBA te pret keshtu: dekadente dhe shume e bukur, si nje yll kinemaje, tashme e plakur, por qe ti ia dallon joshjen midis rrudhave dhe syve ende te gjalle. Revolucioni, ai i vertete, ketu eshte nje buzeqeshje e shndritshme nga nje ballkon i ndonje pallati te rrenuar, nje rumba, e befasur, ne zemer te Havanes se vjeter, eshte zeri i nje gruaje te vjeter qe kendon e shpenguar, pavaresisht gjithckaje pereth.
Kuba eshte nje overdose ngjyrash, ngjyrat e detit karaibik, e gjelberta brilante e plantacioneve te duhanit, e kuqja e tokes, ngjyrat e zbardhura nga dielli dhe nga uraganet, e pallateve, qe njehere e nje kohe ishin seli takimesh te zoterve te pasur te mafias, sot te kurorezuar nga rradhe nderresash e te brendshme te nderuara.
Mbase nuk eshte e drejte ta shohesh kaq te mrekullueshme dekadencen, kur nuk je ti qe e jeton, por ketu eshte ndryshe. Kubaned jane nje popull krenar, kryelarte, dhe per asnje cast nuk pata ndjensine e meshires: veshtrimi i tyre, deshira e tyre per te jetuar nuk mund vec te ngjallin admirim.
Kuba eshte nje dhimbje, qe ta ushqen kultura, poezia, dashuria dhe ta thellon nje rum i mire dhe nje cigare qe te kujton aromën e mjaltit.
Kuba nuk eshte vetem Havana, Kuba eshte 1250 km historie dhe plazhe te egra, kulture, qytete te gjalla, me sheshe qe u ngjajne pikturave.
Harroje ketu nxitimin tone, koha ketu ndalet dhe ecen pertueshem. Merr nje makine dhe shko ne drejtime te ndryshme. Trinidad, per shembull, me rruginat e tij te sperdredhura dhe kuajt ne perendim do te te lene pa fryme nga mahnitja, apo Santa Clara, Santiago, Baracoa paradiziake.
Ecim per ne Finca Vigia, vila e Hemingway-t nga 1939-1961. Ne te majte ishte oqeani, qe pas barrierrës koraline te bardhe me ujin ngjyre turkeze, dukej i erret. Thelle ne horizont Key West, Florida. Ndalem diku ne nje hacienda. Kerkeuam te na serviren leng mangojes. Per mua, pas asaj lloj birre ne qender te Havanes ky leng i trashe, i portokallte, me nje arome shpuese, ishte nje mrekulli per mos u harruar. Aroma shpuese e lengut te mangos do me mbetej per gjithnje ne kujtese.
Peisazhi tropikal, ku e gjelbra eshte simfoni alegrie na shfaqte here-heres kerpudha njerezore per shkak te sobreros, qe levizin pertueshëm.
Vila e Hemingway-t, Finca Vigia, eshte nje ndertese e thjeshte e shtrire ne nje lartesi mbi qytetin. Shtepie e lartë me terasa me pamje te mrekullueshme. Brenda, sic e la Hemingway i gjithë. Librat e tij, fotografite, kartat te gjakut te levizjeve ne Spanje, rritfili i tij, koleksionet e kafkave te kafjeves, uniformat e çoës. Çdo gje eshte ngjeluar aty ku e la ai ditën e fundit.
Ishte kesaj vile ku Hemingway shkroi "Per cilin bienë kambanaat", "Lumit e ne pyll", "I plaku dhe deti". Ishte ketu ku piu shume rum dhe whisky. Ishte ketu ku gruja e katert e tij Mary Welsh godiste me shkelme gomat e makinave dhe thërriste "Ernest, Ernest!". Ishte ketu ku vdiste bashkë me me te rejat kubaneajt qe kishte dashur.
Ndalen te gjitha sic i la ai.
Kuba eshte nje udhetim, ne kuptimin me metaforik te fjales, eshte nje marramendje prej ishulli, qe kur mbaron te jep nje ndjesi te cuditshme: nuk e ke fort te qarte ne mendje cfare ke bere, por di qe do ta beje prape, menjehere.