Maxim Osipov, kardiologu rus i tregimit modern
Nga Miranda Haxhia
Ishte nje kohe jo shume e larget kur bente mjekun kardiolog, por kjo lloj zeje qe e pamjaftueshme per talentin e dijet e Osipovit. Menyra si i sheh njerezit, ngjarjet dhe epoket tranzitore te Rusise kane vlejtur qe te ndertoje nje galeri personazhesh qe mbeten gjate ne kujtese dhe te pershfaqe tregime te mrekullueshme.
Libri i botuar se fundmi ne shqip "Klithma e zogut te shtepise" eshte nje botim mjaft cilesore i nje shtepie te re e ne duken te parëndësishme - Fenix - por qe ka ditur te filloje historine e saj me botime te rangut europian, pikerisht me emrin me te kerkuar te castit ne librarte Europiane - Maxim Osipovin.
Duke marre parasyshe letargjine shqiptare te leximitarise, kohen aspak te perstatshme per te shijuar luksin e kesaj letersia unike, si dhe veren hallakatese me pushime dhe vetem pushime, libri ka shenuar shitje te ndjeshme. Nuk eshte ai tip libri qe shitet i gjithi brenda tre diteve, por perhapja e tij i ngjan lumit qe gufmon e ngop ugaret e thata.
Karakteristika te leterrise se re ruse qe dalin si filizë te rinj prej trungut te leterrise se tradites ruse jane gjallesat qe ngrejne lart, aq lart sa ta bejne te bukur rrefimin e Osipovit, saqe mjaft kritike e kane krahasuar me Cehovin.
Nje pjese nga tregimi "Klithma e zogut te shtepise" e Maxim Osipov:
"...Nje mengjez ne spital. Ne shtrat dergjet nje shofer, njeri i dobe, qe nuk eshte zog shtepie e qe ka thiithur gjithe tymin e cigareve, ai ka infarkt. Tmerri i semundjes i kaloi, dhe ai tashme vëzhgon si e mjekojne fqinjin, plakun endacak pa strehë, qe te kyçi i dores ka tatuazh diellin blu, tregues se ka qene roje kampi. Shoku elektrik e ktheu ne norme ritmin e zemres. Shoferi sqyrtoi: 'Gjyshi ndihet me mire, dhe filloi te marrë fryme me rrale'. Ne kembehemi shikimet me te. A do ta lejojne, valle, te drejtoje autobusin? Dhe ceshtja me e rendesishme e dites: cfare duhet bere, qe mos te ndeshen ne dhomen e tij gruaja e vet dhe nje gruajë tjeter - dashnorja, ajo qe e ushqen atë me shishqebap."
Shkrimtari ne profesion eshte mjek kardiolog, por po ngre nje ere te re ne fushen e leterrise boterore si tregimtar fuqishem. Ngjashmerite me Anton Çehovin, nuk jane vetem ne profesionin e mjekut, por menyren si e perdor "bisturen" e zejes tjeter, shkrimtarise.
Prozat e tij te fuqishme jane pamje te shpirtit aventurier, dialogut thukës, fabulave qe nisen si ngjarje te zakonshme, por qe perfundojne me nje kulm epik apo tragjik me se shumti.
Nje novele e shkelqyer qe me mbeti ne mendje eshte PERJETESITE. Per disa arsye: Menyra se si fillon kjo lloj narrative; shenimes e harruara ne sirtarin e nje mjeku, vendi me i padenje per te arkivuar shpirtin dhe jeten e nje njeriu te humbur.
Aleksander Ivanoviç, i ngjashem me bukinistin e Cvajgut, po aq endrerimtar dhe nje lloj eremiti i dashurise per teatrin nuk me hiqet nga mendja.
Pa e lexuar librin me tregime "Klithma e zogut te shtepise" te Maxim Osipov, e ke te pamundur te perfytyrosh nje vend ku jetojne pasardhes te personazheve te Cehovit.