DREJTOR: Piero Scutari BOTUES: Thoma Jance
Revista kulturore · Botim periodik
Lajme
A jemi (të lirë)? · SI NËN QIELL — vepra e re letrare · Shtresë onomastike mes shqipes dhe sardines · Beratinus, aty ku ëndrrat qenë të bardha · IKONOSTASI · Vitamina C 1000mg — Tani në Shop
← Editorial
Letërsi

Vjeshta e Xheladin Beut, Mitrush Kuteli

16 Dec 2018
Vjeshta e Xheladin Beut, Mitrush Kuteli

Vjeshta e Xheladin Beut

- Novele nga MITRUSH KUTELI -

I

As vete Xheladin Beu nuk dinte perse ndjente nje zbrazëtire aq te madhe ne zemer atij mengjezi vjeshte te dyte. Nje zbrazëtire sa nje zgerbonje geshtenje qe e ka brejtur krymbi perbrendesa, nje shembetire, nje trubullire e nje neveritje pa fund e pa ane...

Edhe cudi: mengjezi s'ishte i keq. E ralle dhe e verdhe, verrtet, fleta e plepit pertej dritareve me hekura e kafaze, po qielli i kulluar, i embel. Shpesheria qe, sic na duket neve, njerezise, s'ditka kurre se c'qenka dhembja e pikelless, cicerinte e ngazellohej me buje te madhe aty prane konakeve te beut e tej e tutje - arave, pemeve, qiellit - kurse ay, Xheladin Beu i Shemshedin Beut te xheladin Pashait, apo "Beu i madh", sic i thosh tere bota, zot i patundur mbi cifligje e mbi njerez, ndjente nje zbrazëtire te madhe ne zemer. Gojen e kish te hidhur sikur paskej ngrene shafran, qielleizën te thate, gjuhen te trashe si shuall bualli. Dhe here-here, nje te therur ne tepelekun e kokes.

As nga shendeti, as nga malli e gjeja s'ish qare shume gjer ahere Beu i madh. Shendetin e kish patur grue: burre i ngjeshur, derdeng, ta caje beje kater: kamjen te rende, shume brezash, sa as vete s'ja merrte dot radhen me te numeruar e me kalem; bujqit, rajej e harbutë, te gjithe me doren ne zemer, si nuse kaurri: s'guxonin as t'i thoshin me emer, as ta shikonin ne driten e syrit. Edhe sikur t'u bente urdheer qe te shtirheshin perdhe qe t'i shkelte me kembe, sic shkelet balta per te bere plithare, shume prej tyresh do te shtriheshin t'i shkelte. Se jo me kot Xheladin Beu kish ne dore buken e kopacen, tamam c'i duhet fusharakut qe te behet i bute si dele...

Kur ja donte puna te bente tembillek u jepte urdher trimave qe te fillonin spastrimin. Atehere njeriu zhdukhej pa gjurme, sic nuk le gjurme zogu ne ere. Kish qene e s'ishte me... Ai nuk harronte amanetin e vjeter te gjysh pashajt: "Mbaje e shtoe ate qe ke; preja koken atij qe mundohet ta ngrere lart: mos lere te dalin ne kasabane tende e ne cifliget e tua njerez me te mencur se ti: mos e prsih me te madhin; kij mendjen te shikosh nga fryn era e nga ngroh dielli. Per puneet e tjera bej c'te duash, si zot malli."

Ja keshtu ishte Xheladin Beu - zot absolut mbi njerez e mbi dhera, burre qe s'e kish njohur kurre dyshimin.

Po sot... sot ndjente nje zbrazëtire te madhe ne zemer.

Edhe moshes i erdhi radha. Pasqyra tregonte nje njeri tjeter, me sy te skuqur, me gryke te shfryre, me ballin brazda-brazda, me disa fije ergjendi neper mustaqet. "U mplake, u mplake, Xheladin Be..." - i thoshte pasqyra. Dhe me plakjet erdhi edhe pyetja qe nuk kishte menëduar kurre me seriozitet: "Kujt do t'i leje gjithe kete pasuri?"

Keshtu nisi periudha e gjahut te atij dite te ngaterruar. Gjahu i vajti mire - turtuj, thellesza, pellumba. Por nje gjah tjeter nuk pa me sy: cupa e nuse. Ne asnje nga fshatrat qe shkeli. "Ama derra keta çifçinj! I mbajne dosat mbyllur!"

Dhe aty, prane pusit me cikrik, ndodhi ajo qe ndodhi: nje vajze me sy te gjelbera si bari i njome i kenetës, e njezetë si hyrie. Dhe nje grua e thatë, e nxire si cotille lisi qe e ka djegur rrufeja, qe i doli perpara, i shkeputi çupen nga dora e i thirri:

- Po ta besh edhe kete pune s'te djeg as zjarri i xhenemit, Xheladin Be. S'te tret dheu!

Dhe gruaja i tha te verteën: cupa ishte bija e tij. Bija e Maros, e cilen ai e kishte dhunuar njezet vjet me pare.

Xheladin Beu, zot kasabaje e zot cifligjesh, zgurdullonte syte si te bufit e s'behej dot burre t'i shkepytej nga dora, s'ishte i zoti t'i binte me cifte a te nxirrte koburen nga brezi.

E gruaja e tundi, e peshyt, e rahu me copat e stomnes se thyer.

...Xheladin Beu u zbyth pa bere ze, rotulloi cukën e doli ne udhe, ku prisnin kuajt, i hypi Allcases, i futi mamuzet e ngriti kamxhikun.

Ish errur nate. Cicerinin bulkthet. Lart, ne qiell, ndriconte kloshka me gjith zogj. Tere fusha sikur merrte fryme. Xheladin Beut nisi t'i bëhej perbrendesa nje drite e holle. Ja se c'pa neper kete drite:

...pranvere. Kish mugulluar bari, kish celur dardha. Beu kish dale ne fushe. Jo per gjë, po konakët nuk e nxinin dot. Pranvere, kjo! I vlonte gjaku. Sheqerja e ato te tjerat sei dukeshin gje, s'e ngopnin me. Donte gesend tjeter e s'dinte c'donte. Dhe kur po bridhte keshtu, me dëshira shume, poqi udhes nje çupe fshati, te njome, sindozot kjo qe kish pane sot ne pusi me cikrik. Çupa u mundua te ikte, po beu e arriu. Ajo luftoi me tere fuqine qe i jepte mosha e re: e shtyy, i shpetoi nga dora, iku, thirri, po beu e arriu, e goditi me kamxhik, e rrezoi. Luftoi perseri, e goditi benë, e kafshoi, e gjalosi. Kjo endezi me fort Xheladin Bene dhe i ra se dyti me kamxhik. Cupa i kish syte te medhenj, te blerë si barishtat e kenetës, dhembet te bardhe, te mprehte. Dhe luftoi perseri, po gjithmone me dobete. Luften e vendosi kamxhiku. Po te mos kish qene ky, nuk do te kish ndodhur ajo qe ndodhi. Beu ju hodh si ujku deles. Ajo thirri perseri dhe thirrjen e saj e deguan disa grari qe ndodheshin aty prane, po kush guxonte t'i dilte perpara Xheladin Beut? Çupa nuk lotoi cecse kur u ngrit qe poshtë me linjen te cjerre, me vjazërine te humbur. Ndenji kryeunjur nen nje peme dhe atje lotet filluan te pikonin perdhe. Kamxhiku i kish lene ne trup vazhda te pergjakura. Edhe beu e kish kercen e veshit te ndare me dysh. E pyeti si i thone. Ajo e shikoi si ulkonje dhe nuk ju pergjegj. U ngrit e shkoi cale-cale, humbi neper lule e blerime.

Por beu ja gjeti tragen; i thoshin Marua e Kovit. I ati hiqte nga oftika, ne rrogoz, ne kasolle. Beu u perpoq ta merrte kopile, ne konak, si shume te tjera. S'desh. U perpoq ta shtinte prap ne dore; s'mundi. Trimat e beut e rahën Kovin. Ky lengoi edhe pak kohe, pastaj vdiq.

Me tej beu ra pas epshesh e gazesh te tjera, mori grua Xhixhi-hanëmin...

Dhe ja tani, pas kaqe vjet, ai i del perseri perpara. Vajza me syte e gjelbera eshte bija e tij. Bija e gjakut te tij. E bija e Maros. Dhe Riza - qahjallu i tij besnik - eshte djali i tij gjithashtu, djali i Xhemiles, tjetres gruas qe kishte shtyrë ne dhunshëm.

...Xheladin Beu i Shemshedin Beut te Xheladin Pashes, njeriu i gjakut, i ahengut dhe i frengyzës, kish humbur menëdjen. Dhe ikte neper fushe, naten, ne udhe pa udhe, kurse dheu, pemët hijet dhe cdo gje e gjalle dhe e vdekur kendonin papushim:

Jarnana, jarnani...

M'i bej meze t'i pi raki.

III

E gjeten te nesermen ne nje hendek. Te gjalle. Nuk njihte njeri. E shpune me nje trire, ne konak, ta perkujdeste Sheqerja. Po si perkujdeset i cmenduri? Domosdo, i lidhur. Pelliste. Hante nen vete.

S'di kush i beri fjale Xhixhi-hanëmit. Ajo ardhi shpejt, me te vellaen. Pa tri ditesh Xheladin Bene e kallan ne varr. Xhixhi-hanëmi mori c'mori e u kthye, me karvan e suvarinj, ne pashallekun e babait. Cifligjet i shiti me vone.

Po Gurija c'u be?

Ku ta dish...

Mitrush KUTELI