Lumi i Madh
Lumi i Madh
Mitrush Kuteli
Njerezit - te mire a te ligj, te bukur a te shemtuar, te pasur a te varfer - vijne e shkojne, por Lumi yne i Madh lume ish e lume eshte. Kur me uje shume e kur me uje pak, verrtet, por ate ma ke aty per jete e mot, kurse une e ti, or tunjetjeta, sot jemi nesër s'jemi: behemi dhe e bar, dru e gjeth geshtenje, se andej, ne geshtenjat, e kemi vendin.
Ama duhet ta dish se ky qe sheh zotrote sot - i drejt, i urte, i platitur - ndryshon shume nga lumi i vogelis sime, sepse ka hapur udhe te re, sic desh vete, mespermjes fshatit. Dhe kete udhe e ka hapur me shpate ne dore!
Atehere, dua te them ne kohen e vogelis, pasi merrte fill nga kronjet e larget te Hijes se Zeze, i kulluar si jar e i lehte sa ta pine me grushte e te mos ndjenje kurre te ngopur, cante gryken e Krushes duke u hedhur zdrang-zdrund, prag me prag, neper shkeembenj me myshk e pa myshk, shtohej me ujra te tjera qe i vinin nga e djathta e nga e mengjera: me ato te kronj qe dalin nen gurin e Kol Branes, ato te Kabashit me shoke, te Streges, te Fitit, nen pllajen e geshtenjave te Katjelit, ne Shen Djale, e soste posht, nen Gurin e Etheve, aty ku ndahet jazi i mullinjve.
Jazi ia pakesonte ujin, po Lumi i Madh ish bujar e nuk mbante meri: "Le te marrin, thosh, njerrazia, te bluajne, te bejne buke e kulac".
Nje here, kur e pa veten shume ngushtë, lumi i tha fshatit:
- Ore, mua po me shtrengon puna te vije me rembim, se m'u pre mali e m'u shtuan rrekete; ca nga Guri i Frengut, ca nga Guri i Lakuriqkave, nga Gjinavdolli e Likoveci, nga Shen e Djela e s'di qe ku. Kur bien shira te rrembyer, s'kam c'bej e doemos do mbushem maje me maje, do bej kerrdine. Veri gishtin kokes. Pleq ke per te plekruar, te rinj ke per te punuar. Hapme udhe, se po s'me hape ti, do ta hap vete.
Si tha keto fjale, Lumi i Madh priti sa priti qe t'i vije mendja fshatit, pastaj, nje dite, kur u nxi qielli andej mbi Krushe, u leshua me buje te madhe. Me pare i ardhi bucima se sa vete uji. U tund e u tremb tere fshati.
Dhe qe ta shohje gjithe bota se c'ishte i zoti te bente, shembi shume mure e ledhe, ia mori atij mikut derrin me gjiithe kotec dhe ua shpuri peshqeve, ne gjol.
Qe ate dite menxhyre, fshati nuk i vuri me pengesa, nuk e beri kutulac, poi a la udhen te drejte e te gjate ashtu sic e kish hapur vete. Tani, kur zbret nga malet, s'gjen perpara as qoshe, as mure, as ledhe, as magaze me qemer dhe shkon drejt ne pune te tij e nuk i ben dem ndokujt: nuk gerryên, nuk shemb, nuk mbyt se s'ka perse te gerryejë, te shembe e te mbyte - udhen e ka te hapur. Se si tha ay i miri: vetem e drejta s'prish pune, po e shtrembers te merr me qafe.