Gruaja e Shën Gjon (Johan) Gojartit
Gruaja e Shen GJON (Johan) GOJARTIT
(Trilli. Artistik ku flitet dhe per Kodikun e Beratit)
Nga Gazmend Krasniqi
Asaj princeshes se re qe perfundoi ne guven asketike te Shen Gjon Gojartit (347-407), nuk i mbahet mend emri, mbase pikërisht se nevojitej vetem historia e saj. Edhe ne rrëfimin tone nuk do te kete vend per predikatorin gojarte, qe urrente teatrin, per shkak te aktores te "paturpshme", as per peshkopin e Kostandinopojës dhe te syrgjynsurim e disahershëm qe sa bente miq, bente edhe armiq, as per njerin nga doktoret e kishes, sic thotë Pjeter Bogdani, as per shenjtin qe u kuptua dhe u vleresua, si gjithmone, vetem pas vdekjes, duke u varrosur me nderime ne Shen Sofia, bri me te nderuarve. Madje, as per dhunimin e varrit te tij nga kryqtaret, duke ia shperndarë pjeset e skeletit ne vise te ndryshme te Europes, ku mund t'ia shikosh edhe sot kafken apo pjese te ndryshme te gjymtyreve, sidomos doren e djathte, me te cilen shkroi kodiket me te cilet mburret edhe sot krishterimi.
Edhe rrëfimi yne ka te beje me njerin nga keta kodike te rralle, i cili ndodhet qe prej pesembedhjete shekujsh ne token e shqiptareve dhe UNESCO i ka vendosur te "Memoire du monde" (Kujtesa e botes). Por le te kthehemi aty ku e nisme. Ata qe kane degjuar per historine e princeshes, do ta kujtojne se, fillimisht, Shen Gjon Gojarti, i verbuar nga bukuria e gruas se re, e mori ate per djallin vete. Pas lutjeve te saj, se keercenohej nga bishat dhe se qe kristiane, ai i beri vend, por, sigurisht, e ndau guven ne dy pjese: nje per vete e nje per te. Me gjithe keto perkujdesje, mekati ndodhi. Shen Gjon Gojarti mendoi se do te shpetonte vetem duke e hedhur gruan ne nje gremina. Historia thotë se, meqe Roma nuk ia pranoi faljen, ai u rikthye ne guve, ku filloi te jetonte e te usheqehej si nje kafsha, deri ate dite qe gruaja, tashti se bashku me femijen ne krah, u dha para tij dhe i tha se e falte. Deri ketu historia njihet.
Nuk ka te dhena qe ajo ta kete vizituar Shen Gjon Gojartin gjate syrgjynosit te tij ne Epir (viti 403), nuk mund te thuhet se nga e mori informacionin qe njeri nga kodiket e shkruar prej tij perfundoi ne qytetin e Beratit, konkretisht ne kishen e Shen Gjergjit siipër keshtalles.
Viti 1914, Lufta e Madhe, solli ne Berat edhe forcat austriake. Komandanti austriak nuk gjeti dot kodikun dhe u transferua. Gjashte muaj me vone u vra nga nje plumb qorr.
Kur zune vend ne Shqiperi fashistet italiane, zoteresit e kodikut e groposne ate ne nje vend te fsheht. Ne vitin 1942, nazistet gjermane kerkeuan tri gjera: arin e Bankes se Shqiperise, listen e hebrenjve dhe kodikun e Shen Gjon Gojartit, per te cilin kishte dijeni vete Hitleri.
Me 12 gusht 1968, pas deshemise qe dha berremesi i fundit, oficeret e Sigurimit dhe drejtuesit e pushtetit lokal kuptuan se ne pjesen lindore te ajodhimes ndihej pak boshllëk dhe ranen ne gjurmet e nje bodrumi 2 meter te gjate dhe 1.3 meter te gjere. Ne ate bodrum ndodhej nje arka llamarine, ndersa brenda saj, te mbuluara me kashte, u shfaqen pergamenat e lasht, te demtuara nga lagestira dhe te veshura me myk nga igrasia. Gruaja, e padukshme per te tjeret, shihte me nge elementet e autenticitetit te kodikut: ngjyren e purpurt te pergamenave, shkrimin me fjale te pandara nga njera-tjetra, shkronjat e medha, kuadrat, me pak harkime dhe emrat e paperkthenyer te Perendise.
Ai cast lidhet me germaen Phi (numer konstantë iracional, afersisht 1.62), qe permendnet si raporti i rregullit te perkreyur, i pashpjegueshëm nga mendja njerezore, sepse eshte i persosusr - nje rregull harmonik mbinatyror. Matematicieni me i madh i Mesjetës, italiani Leonardo Fibonacci (1170-1250), e mori ate nga arabt, te cilet e kishin nga indianet, ku qe zbuluar qe ne shekullin VI.
Sapo ra ne kontakt me kete grafeme greke, te cilen e dalloi menjehere midis germave latine, te panjohura per te, por me te cialt identifikohet kodiku, iu kujtua se i qe thene qe ky do te ishte casti i saj i perkryerjes hyjnore. Shume duan te besojne se pikerisht ne ate cast u nis per ne qiell. Sic thuhet, tashme per te mos u kthyer me.