FANTAZIA, tregim nga Maxim Osipov
Fantazia
Tregim nga Maxim Osipov
Perktheu Myzejen Shapllo
- Ndal, kelysh qeni!
Tani ate do ta mbertheejne nga duart, do ta rrasin ne makinen me xhama te errte "Volvo". Nje force e tmerreshme dhe njekoherasisht e vemendshme e shtrengon, qe ai mos te berrtase, mos te plagose ndonje pjese te trupit. Ai arrin te beje nje pyetje idiote - per cfar? - para se t'ia mbyllin gojen. Me tej do te vije gremina dhe historia tjeter, nese do te behet ndonje gje, nese nuk do ta djegin menjehere ne furre. Ai e kishte menduar ta kalonte ndryshe kete dite, vecanerisht fundin e saj, por gjera te tilla edhe ndodhin - papritur.
Ju, - mendonte t'u thoshte ai sot atyre tete vajzave, te cilat ishin regjistruar ne kurs, - ju jeni kripa e vendit, ju vleni sa floriri. Skenarist - eshte profesioni i vetem i autorit. Regjisori mund te mos beje ne pergjithesi asgje: aktoret do te luajne, operatori do t'i xhirojne bukur, kurse montuesi do t'i montoje. Prandaj te gjithe duan te behen regjisorë. - ai lekund koken. - Nuk jane regjisorë ata, natyrisht, asnjeri. Ju, - ai prsërit, - ju peshoni sa floriri.
Ai do t'i trembë vajzat me erudicionin, pastaj do t'u tregoje historine, ne te cilen vete ai do te vihet ne boten qesharake dhe te shemtuar - rezerva e historive eshte e madhe, dhe kjo gjithmone eshte joshese. Ai eshte mjeshtri, ato jane nxenesit e tij. Detyra e tyre eshte te mesojne nga mjeshtri, kurse e tij - ta beje te qarte per to lenden e kinematografise: cfare eshte kinemaja, dhe cfare nuk eshte.
Mengjesi nisi me nje ngjarje qesharake te parendesishme. Duke zbritur me ashensor nga kati i vet i fundit, ai u pa ne pasqyren e re, qe e kishin vene pas remontit, pastaj i hodhi syte te portreti i udheheqesit ne parades - xhupi me jake te ngrirë marshalli, yjet - portreti ishte ngjitur fort, qe t'mos shqitej, dhe u mundua ta gervishte me celes, kur pa mbishkrimin: XHELAT ne xhaketen e bardhe (pallac; ne rusisht ishte shkruar ne fund me shenjeen zbutese blu). Megjithese me shkronja shtypi, por doren e Anjutes nuk mund te mos e njihje. E tristet, nga njera ane, - cfare nuk mesojne ne vitin e dhikte te shkolles se muzikes Gnesink? - por nga ana tjeter, prekes. Bashke me yllin ai gervishi dhe shenjen zbutese.
Ne pune shkoni, Andrej Georgeviç? - pyet Voblli dhe shikon oren.
Ai i tund koken atij, nje cast e ndjen veten fajtor - ora dymbedhjete, kurse ai sape doli nga shtepia dhe do te niset, po, per ne pune, me kembe. Ne rajonin e tyre gjate veres zgeruan trotuaret, kurse pjesen e xhades, e ngushteuan, rruget dukne ndryshe, jo si zakonisht. Andrej, me qellim ben nje rruge te terthorte, qe te kaloje prane shkolles, franceze, ku kish mbaruar: nje ndertese tipike, pesekatese, para pak kohesh e perforcuan me nje kub te stolisur xhami - jo sipas stilit, por Moska eshte e gjitha eklektike.
Gjate mesimit, vajza nga sekretaria e nderprëu: "Shkoni, ju lutem, ne kuader." Duhej plotesuar lista e evidences. Te shkruhet, ne cilat shtete ai ka qene gjate ketyre dhjete viteve te fundit. "Austria, Belgjika, Hungaria, Greqia..." - marrezi, ne prani te nxenesve.
Zemra i beri nje pauz, pastaj i dha nje shtytje te forte. Ai e dinte: zemra nuk do te ndaloje, keto jane te ashtuquajturat ekstrasistola, asgje e rrezikshme, megjithate nuk eshte mire.
Pas mesimit, Andrej Georgevic shkoi tek binjakat - shoqet e tij te vjetra Ada dhe Gllasha. Bisedat ishin te zakonshme, po kur ai rrëfeu çka ndodhi me çeshtjen personale dhe me pyetjet per pushtetin, te gjithe heshtan.
Ada tha qetesisht: "Ne kemi gjetur apartament ne Vilnjus."
Sashi e kishte pasaporren izraelite. "Ka te ngjarit, Andrjush, ti do te mbetesh vetem te stoli," tha Gllasha.
Shoferi i taksise rrëfeu historine e arkivoleve te çuditshme - dy arkivole ne nje kamion, nje njeri i panjohur, krematoriumin. Andrej u ndie keq, nisi te marrë frymë shpesh. Vuri fytyrën te rryma e ajrit të ftohtë. Objects in mirror are closer than they appear.
Para hyres ndodhej Voblli - fqinji i tij i vejtër, gjithmone i paqenaqur, duke pirë cigare. Andrej hapi derin e ashensorit dhe u goditi nga tubat e skaleve qe i kishte harruar.
Jo gjak. Mori frymë thelle. Gjithcka, verrtet ishte mire.
U cua, u ngrit, u shikua ne pasqyren e ashensorit. Pastaj shkoi ne banjo, mori sapunin, furçen, hodhi ne legen uje dhe fshiu murin e ashensorit, derisa e pastroi krejt nga i poshtri mustaqemadh.
Pra, a mund ta quante perseri veten trim, te zotin?
Janar 2017