DREJTOR: Piero Scutari BOTUES: Thoma Jance
Revista kulturore · Botim periodik
Lajme
A jemi (të lirë)? · SI NËN QIELL — vepra e re letrare · Shtresë onomastike mes shqipes dhe sardines · Beratinus, aty ku ëndrrat qenë të bardha · IKONOSTASI · Vitamina C 1000mg — Tani në Shop
← Editorial
Letërsi

Frederik Rreshpja, Krishti i Kryqëzuar i Poezisë Shqiptare

12 Apr 2019
Frederik Rreshpja, Krishti i Kryqëzuar i Poezisë Shqiptare

Frederik Rreshpja

Liriku me i madh shqiptar i 70 viteve te fundit. Fatkeq ne jete e art. I pavleresuar sa duhet. I palexuar si duhet. Ndjeshmeri e paster ne cdo figuracion dhe brilant ne gjithcka. Besoj se koha do t'i jape rivleresim me pozitiv. Shosha e kohes do te lere vetem diamantet.

Hans Joacim Lanksch: "vepra e Frederik Rreshpes eshte poezi e dores se pare e kalibrit europian"

Robert Elsie: "qe ne rinine e tij Rreshpja ka qene nje poet tronditës"

Henri Izrael, botues amerikan: "eshte nje poezi tronditese dhe me nje meshteria qe ne amerikaneve na mungon"

Ivanov, kritik rus: "ne kemi Pushkinin, Jeseninin, dhe shqiptaret duhet te jene krenarë qe kane nje poet te tille"

Leo de Rua, kritik francez: "u trondita nga ky njeri qe permban nje gjenialitet ballkanik, qe eshte vendi i lindjes se artit"

Ismail Kadare: "Frederik Rreshpja eshte ndër poetët me te mire te Shqiperise"

RRI SONTE TE UNE

Hena mbi lume vizaton

Nje ure per ëndrrat e yjeve.

Reja gri si mall i harruar

Ve kryet mbi duart e pyjeve.

Ti erdhe nepermjet udhes se henes,

Celi gonxhe edhe pragu i portes.

Rri sonte tek une

Sa te behen trendalfilat e drureve te vdekur.

TESTAMENT

Qe femije e kam kuptuar se kisha lindur

i mallkuar me art.

Gjerate i shihja ndryshe:

Neper shirat e vdekur

peshqit fluturonin drejt cerdheve, te yjet.

Ne vend te bores binin zogj ne cdo dru.

Era si keter brente deget.

Qante mbi mua nena, shenmeria ime. Ave nena ime!

Mos e paste njeri kete fat!

Kam dashuruar nje Aferdite ne Olimpin e trendafilave.

Pastaj erdhe ti tere ikje.

Me vone vije vetem neper enderra, si perendie ilire.

Keshtu iku dhe rinia, filigrami i djalerise,

i mallkuar me art.

Mos e paste njeri kete fat!

Tani qe po vdes enderroj vetem nje kryq te koka,

dhe te harrohem, se nuk dua qe edhe pas vdekjes

te me ndjeke mallkimi i artit.

Mos e paste njeri kete fat!

Po kur te vdes, portreti im ka per t'u shfaqur neper gjethe,

Se une kam patur miqesi me cdo dru.

Ne stinen kur bien gjethtet

do te bien edhe syte e mi.

Tani e tutje shirat do te jene lotet e mi.

Mos e paste njeri kete fat!

REQUIEM

Noton ne perrua me gjethet mbeshjtelle

Nje dite e vdekur vjeshte

Dhe stherget e fundit shkuan te ngrire

Mbi syte e verdhe ne heshtje

Rrezohet nga drurte trishtimi i bores

Lugina me hene e lyer

Dhe drerët e eres vene kujen ne dhembje

Me brinjët prej akulli thyer

Me vdiq edhe kjo vjeshte, me shkoi edhe kjo dite

Qefini me gjethe thare

O dimri i drereve me briret ne ere

Ke vjeshte te qaj me pare?

DRURI I PORTES

Lulezoi druri i portes se vjeter.

Ah, druri i vdekur celi lule!

Ti keputi dhe me to bej kurore,

per mua qe te prita deri ne vdekje.

Pash ngjyren e gjakut dhe... lot,

qe celen ne te tera gjerat prej druri.

E kuptova qe thika e pritjes me preu ne brinje,

kur cela gjethe si palmat.

Te prita, te prita...

Derisa celen kameliet e mortjes te porta.

Ti mblidhi dhe me bej nje kurore,

mua, qe deri ne vdekje te prita.

KRONIKË

Nje gjethe u be zog dhe vajtoi mbi ullishte.

Nga fshati kundruall dolen plaqte,

Renden pas shpirtrave qe silleshin ne ajër

drejet Kashtes se Kumtrit

Te vraret i rreshtuane ne sheshin DEMOKRACIA

mbeshjtjelle me carcafet e dhenderie.

Por shtypi tha se zgjedhjet qene te ndershme,

te lira dhe korrekte. Ashtu edhe TV-te

Pastaj laren gjakun

Te ullishtes me druret e perdredhur nga dhembja

Ah! Ullinjtë e Shqiperise dhe paqja juaj e mallkuare.

KU ISHE TI?

Ku ishe ti kur dola i vetëm nen hene?

Ne c'hene barisnje valle?

Ku ishe ti kur vizitova profilin tend

Ne xhamin e muzgut qe krisi dhe u thye me trishtim?

Pastaj erdhi nata mbushur me mungesene tends

Pastaj erdhi prap nata

dhe keshtu ka per te qene deri ne diten e fundit te neteve.

Zbrita tek kroi

duke mbajtur ne duar vazon delikate te agimit

Pashë syte e tu ruajtur ne kujtesen e ujrave.

Lisi plak leshoi perdhe kuroren e vjeshtes

Si nje sovran qe abdikon.

Ani, mua me zuri ky mallkim.

Po qysh ben pylli pa ty? Si del vjeshta?

A ndofta nuk do te kete kurre me vjeshte?

Atehere ne emer te kujt do te bien gjethtet?

Ne emer te kujt do te vijne shirate, mjegullat, ylberete?

Ah, zemra ime, eja ver dore mbi stinet!

AVE, NENA IME!

Rri ne shi. Kjo eshte e vetmja gje qe dua.

C'eshte ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim

Keshtu kam degjuar zerin e shiut

Nje dite vere rreze lisit plak

Te porta lene hapur per zogjte.

Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja

se tere shirat e botes binin per mua

po tani qe kane kaluar kaq shume vite

e di se s'ka asnje kuptim qe bie shi

Iku edhe nena ime nen nje shi prej merme

nga arkeologjia e perëndive qe rrezoheshin

Ave, nena ime!

Vetem tek ti kam besuar

Zot tjeter nuk kam patur kurre. Amen!

PROFETET E RREME

Dhe kemi qene tmerresisht te persekutuar.

Dhe jemi biblike me biografi te mire.

Mjere ju qe po i besuat cdo te kryqezuari!

Dhe vetem ne mund t'ju cojme ne parajse.

N.q.s. s'na besoni, ne mund te marrim edhe

masa.

Injorantet e dreqit!