Tregimi vizaton jetën, nga Enrique Vila-Matas
Pat shkruar Servantesi, se frika ka 100 pale sy. Shpesh mendoj se nga njeri prej tyre pat lindur tregimi modern. "Ne fillim qe frika" ka shkruar Kortasari duke folur per Edgar Allan Poe-n, themeluesin e tregimit te sotem. Dihet tashme se Poe kishte frike nga erresira dhe u zhyt ne batakun e alkoolit per te luftuar hijet e frikes dhe se, tamam nga terri i nates, mu nga belbezimi i tmerrit linden histori qe te lene pa gjume si, Zemra rrefimtare, apo Varrimi i parakohshem.
Shpesh them me vete se tregimi modern ka lindur nga njeri prej syve te frikes, dhe edhe nga deshira per te qene ne lartesine e atyre endrrave te persosjes dhe te perpikmerise, gje qe do te shpjegonte se perse Poe perpiqej qe disa nga tregimet e tij te funksiononin si mekanizma te persosur te nje ore. Poe donte ti ngjante atij Zoti qe nuk besonte ne Zot, nje personazhi te kendshem te Edgar Neville, nje Zoti me disa mani persosmerie qe eshte Zot sepse e ka vendosur ai dhe sepse "dikush, gjithesesi duhet te jete Zot."
Por, sic dihet, te gjithe ne deshtojme ne perpjekjen per te qene ne lartesine e endrrave tona te persosjes. Kjo tregon padyshim se sa eshte deshtimi nje kusht pozitiv per artistin, sepse ne kete menyre ai e sheh veten te shtrenguar te mos dorezohet, te mos pushoje se punuari.
Eshte shume kurioze kjo: artisti lufton per te qene Zot dhe per vepren e perkryer, dhe ne rast se ia arrin, kjo do te sillte vetem shfaqjen e castit perfundimtar, apo vete vdekjen.
"Nese nje dite do te pikturoj nje tablo te persosur, do te vdes qe ne ate cast" ka thene Dali. Dhe Folkneri eshte shprehur pothuaj me te njejtat fjale: "Ne qofte se nje artist ia arrin te ngjitet ne lartesine e endrres se tij te persosjes, nuk i mbetet tjeter vecse te prese koken e vete."
Dhe ka shtuar, me fjale qe kane bere xhiron e botes letrare: "Jam nje poet i deshtuar. Ndoshta cdo romancier kalon nje cast fillestar kur do te shkruaje poezia, pastaj zbulon se nuk eshte i afte, dhe atehere provon me tregime, qe pas poezive jane lloji me i veshtire. Vetem atehere kur ka deshtuar dhe keshtu, fillon te shkruaje romane."
Gjendemi tashme ne lartësi te medha, ne ate trekendesh thelbesor te perbere nga vdekja, poezia dhe tregimi. Pjesa qe mbetet eshte letersi, letersi qe udhezon ne vagona te klasit te dyte.
Poetika e perpikmerise udhezon nga poezia tek tregimi, eshte nje linje aristokratike qe mund ta ndjekim duke u ngjitur nga Mallarme tek poeti Bodelaire dhe nga ky tek tregimtari Poe.
Midis poezise dhe tregimit ka paralelizma te dukshem; rrjedhin qe te dy nga tradita gojore dhe jane te shkurter, pervec faktit qe, sipas ketyre karakteristikave, duhet ti permbajne brenda tyre asgje tjeter vecse gjithe jeten, domethene, thjesht duhet te jene shkruar shume mire, sepse perndryshe qofte nje poezi e keqe, qofte nje tregim i keq dalin te kote, bosh, dhe te mjere.
Tregimi, kjo forme letrare kaq kerkuese pranon grade densiteti pothuaj poetike dhe megjithate nuk eshte pothuaj kurre nje poezi, sepse ruan nje ritëm te tijin thelbesisht rrefimtar.
Po a ka rregulla? E cfare eshte me te vertete nje tregim? Te gjithe - thote Javier Cercas - e dine se c'eshte nje tregim, por pershtypja eshte se askush nuk e di shume mire se c'eshte me te vertete.
Tregimi me i mire qe kam lexuar ne jeten time eshte ndoshta "Luvina" i Juan Rulfo-s, nje udhetim mu ne qender te vete trishtimit, nje inkursion ne fshatin ku ditet jane te ftohtea po aq sa netet dhe vesa ngurtesohet ne qiell para se te bjerre mbi toke. Luvina eshte nje vend ku struket trishtimi, ku s'ka nje peme dhe asgje te gjelbertë sa per te shplodhur syte, gjithcka e mbeshtjelle nga nje mjergull e turbullt.
Tregimet me magjepes jane ata ku gjeja me e rendesishme nuk tregohet, ne menyre qe ta lejoje lexuesin te shkruaje ai vete nje tregim te tijin.
S'kam asgje kunder romaneve, por tregimi, duke u gjendur ne lartesira te medha dhe duke qene kushëri me te verteten, i perket tradites se rrezikut ne perpjekjen e tij gjithmone te levizshme per te vizatuar shkurtimisht jeten e shkurter. Nuk kam asgje kunder romaneve, por eshte mire te thuhet qarte se sic thote Merino, vetem kush lexon tregime dhe poezi pervec romaneve eshte me te vertete nje lexues i mire letrar.