DREJTOR: Piero Scutari BOTUES: Thoma Jance
Revista kulturore · Botim periodik
Lajme
A jemi (të lirë)? · SI NËN QIELL — vepra e re letrare · Shtresë onomastike mes shqipes dhe sardines · Beratinus, aty ku ëndrrat qenë të bardha · IKONOSTASI · Vitamina C 1000mg — Tani në Shop
← Editorial
Kulturë

KUSH E VRAU CARAVAGGIO-N?

22 Jun 2019
KUSH E VRAU CARAVAGGIO-N?

Nga Thoma Jance

(Veshtrim ne nendijen e nje vetvrasesi te madh e te shumefishte)

Ka qene nje nga pyetjet me te shpeshta te bera ndonjehere gjate katerqind e ca vjeteve te fundit ne historine e artit. Iu dha pergjigje me gjetjen e certifikates origjinale te vdekjes se njerit prej piktoreve me te medhenj te viteve '600 ne Europe. Ky dokument i vyer, i gjetur ne Kishen e Shen Erazmit ne Porto Ercole, i dha fund njerees prej legjendave pa koke te histories se artit.

Michelangelo Merisi lindi ne Milano, me 1571 dhe u transferua ne nje qyteze te vogel afer Bergamo-s, qe quhej Caravaggio. Mori mesime pikture ne Milano duke ushtruar traditen lombarde, krejtesisht i pavarur nga klasicizmi i Rilindjes. Ishte nje temperament i rrembyer dhe rebel. Qe me 1590 ben nje vit burg per sherr ne Milano. Tre vjet me vone perfundon ne gjyq per ofeze ndaj nje farë Leonora Palelli. Me 1600 bie prapë ne burg per sharje ndaj nje piktori. Me 1604 i hedh pjaten me karcof ne fytyre nje kamerieri dhe denohet. Ne tetor te po ketij viti serish dy muaj burg per rrahje. Ne maj 1605 arrestohet per arme-mbartje pa leje. Ne korrik se pari rreh "la bella Lena", nje modele te tij dhe me pas noterin, qe ishte ngarkuar nga gjykata per t'i noterizuar ndalesen per frekuentimin e saj. Ne maj 1606 vret ne nje duel dramatik nje fare Ranuccio Tomassoni. Pas kesaj denohet me vdekje dhe arratiset nga Roma.

Me 12 korrik mberrin ne Malte, por edhe atje arrestohet. Arratiset nga burgu me 6 tetor dhe mberrin ne Sicili. Atje plagos rende nje mesues shkolle, qe donte t'a ndalonte te merrte si modele nxenesit e tij. Kthehet ne Napoli ku eshte ai qe sulmohet per here te pare para nje hoteli dhe arrestohet nga spanjollet.

Caravaggio shkonte gjithmone me shpate ne dore duke kerkuar aventura. Kishte shume armiq qe donin te hakmerreshin ndaj tij. Vdekja e kerkonte gjithkund. Ne intervalet midis akteve te tij prej rugacerie tokesore, krijonte vepra hyjnore. Fytyrat e prostituatave qe njihte i perjetesoi ne portrete te Madonave, qe krijoi.

Me 18 korrik 1610, ne plazhin e Porto Ercole-s, gjate kthimit te tij ne Rome pas faljes se denimit kapital nga Papa, Caravaggio vdes. Vdes pra, pas nje periudhe ku provoi tensionin e larte psikologjik te nje krimineli ne arrati, qe kerkohej nga shteti prej me shumë se kater vjetesh.

Ne "Decollazione di San Giovanni", qe ndodhet ne katedralen e Shen Johanit ne Malte, ai na pershkruan vrasjen e Shen Johanit. Veprimi eshte i ngrirë ne kulmin e vet. Shenjti i shtrire perdhe. Dora, qe e ka goditur nxjerr thihen per t'i prere koken, ndersa dora tjeter e mban pas dheu prej flokesh. Eshtë nje nga kryeveprat e Caravaggio-s nen peshen e denimit kapital. Eshtë vete drita mizore, pasha e ketij denimi te kapur ne castin me tragjik, ne nje flagrance tronditese. Artisti mbase mendonte se ishte vete shenjti ne ate rrethanë makabre.

"Davidi me koken e Golias" titullohet kompozimi i fundit i Caravaggio-s, vetem disa muaj para se te vdiste. Aty gjendet autoportreti i fundit i artistit te torturuar psikologjikisht ne menyre sistematike. Dëndesia e drites thujase e fsheh fare krahun dhe shpalleten e Davidit, qe mban ne doren e majte per flokes koken e prere te Golias. Golia eshte vete Caravaggio i cili pranon "fajtet" e veta dhe i kerkon falje Papes me kete punim. Ne nje fare kuptimi figurativ vete Caravaggio ka vrar veten me penelni e tij te pameshirshem. Asnje piktor tjeter europian i kohes se tij nuk e ka pikturuar veten te vrare ne menyre aq kembengulese dhe obsesive sa ai.

Dokumenti i gjetur ne kishen e Porto Ercole-s thotë: "Me 18 korrik 1610, ne spitalin Santa Maria Ausiliatrice, vdiq nga semundja piktori Michelangelo Merisi." Kish hipur ne nje anije ne Napoli dhe qe nisur drejt Romes. Ne mes te udhetimit ia beh vdekja.

Kish perfytyruar te vdiste si viktima dhe vdiq prej dores se Zotit. E verteta eshte se nuk u kthye me kurre ne Rome. Nuk u kthye dot me askund. U nis keshtu per te udhetuar permes koherave te tjera, ashtu ne menyre tronditese si askush tjeter, gjithmone duke kerkuar faljen e shumpritur.

Thoma K Jance