Kjo nuk ka rrezik të ndodhë me ty
Tregim lufte i Hemingway-t.
Kjo nuk ka rrezik te ndodhe me ty
- Tregim nga ERNEST HEMINGWAY -
Perktheu: NASI LERA
Sulmi shpertheuu nga ana tjeter e fushes; ai nuk hasi asnje qendrese ne qytet dhe kapi bregun e lumit. Penge sa e vetme iu be nga rruga tere gropa dhe nga ndertesat e fermes. Nikolas Adamsi, duke ecur me biciklete, te cilen shtrengohej ta zbriste kur rruga ishte tere gropa, e kuptonte cka kishte ndodhur nga pozicioni i te vdekurve.
Ata dergjeshin shtrire, vec apo bashke, mbi barin e larte te livadheve. Te gjitheve ua kishin nxjerre xhepat jashte, ndersa mizat i kishin mbuluar krejt. Prane cdo kufome apo grumbulli kufomash shihje te shperndarë letra te ndryshme.
Mbi bar, mbi gure, anash dhe ne mes te rruges, shihje te dergjeshin gjera nga me te ndryshmet. Nje kuzine levizese, qe duhej ta kishin sjelle kur gjithcka ishte e qete; canta lekure, granata, helmeta, pushke, disa me qyten perpjete, bajoneta te ngulura ne toke kohëtë e fundit ato ishin dërmuar ne pune.
Qyteti ishte mbrojtur duke luftuar vetem nga gropat e hapura anes rruges. Batalioni ishte vendosur pertaj bregut, ne te majte. Ne maje te bregut dukeshin disa njerez, qe kishin zene vend ne nje varg gropash.
Paraviçini, qe komandonte perkohesisht batalionin, rrinte ulur ne tryezen e strehimit, qe sherbente si vendndodhje per shtabin e pergjithshem. Ai u cua kur Niku e pershendetii, me thatanik dhe me anglez se kurre.
- Hello! ia beri. Nuk ju njuha. Cju duhet juve kjo uniform?
- Ma rraten dhe mua.
- Nikolas, jam shume i gezuar qe po ju shoh.
- Edhe mua me behet shume qejfi qe ju shoh ne forme te shkelqyer. Si po ju ecin punet?
- Kryem nje sulm te shkelqyer, me te vertete te shkelqyer. Ejani, t'jua tregoj.
Ai i tregoi ne harte si ishte zhvilluar sulmi.
- Po vij nga Fornaci, - tha Niku, - dhe e pashë me syte e mi si kishte ndodhur. Nje suksess.
- Sulmi ishte i jashtekazakonshëm. Tmerresisht i jashtekazakonshëm. U lide me regimentin?
- Jo, vetem jam endur verdall duke shpalosurunifomen time.
- E cuditshme!
Niku, kur kishte dale nga qyteti, degjoi tre shperthime te fuqishme shrapneli, mbi nje nga shtepiete shkatruara.
- E dini, kjo helme e mallkuar, nuk vlen absolutisht per asgje, - tha Niku. - Me kujtohet ajo kohe, kur ishte gezim i madh ta mbaje ne koke, sidomos ditet e para, por qe atehere i kam pare shpesh te mbushura me tru.
- Nikolo, - tha Paraviçini, - mua me duket se do te benit mire te ktheheshit. Do te ishte me mire per ju te mos shkonit ne front deri sa te siguroni furnizimet. Ketu nuk keni cfare te beni.
- E di qe eshte marrezi, - tha Niku.
- Shtrihuni edhe pak, Nikolo.
- Mire.
Ai mbuylli syte dhe ne vend te shihte burrin me mjekre, qe e veshtronte fare i qete nepermjet shenjestrës, para se te terhiqte kembejen, ne vend te shkrepetimes se bardhe dhe fshikullimit me kamxhik, ne vend te renies ne gjunjë, ne vend te gjakut te embel dhe te ngrohet ne grykë, peshtyrer mbi gur, ndersa ata kalonin para tij ai pa shtepine e gjate dhe te verdhe me stallen e ulet dhe lumin shume me te gjere dhe me te qete se sa ishte ne te vertete.
- O Zot! - tha. - Do besha mire sikur te ikja.
U cua.
- Po ikem, Para, do te kthehem mbasditee. Po mberrine furnizimet, do ti sjell qe sonte. Ne qofte se nuk ka, do vij naten, kur te kem dicka per te sjelltë.
- Eshte ende vape per te ecur me biciklete, - tha kapiten Paraviçini.
- Mos u shqetesoni per kete, - tha Niku. - Ka per te kaluar menjehere.
- Ciao, - tha Niku.
Ai eci neperfr transhee per te gjetur bicikleten. Mbasdite, rruga pertej kanalit, do te ishte ne hije. Ajo ishte e rrethuar me drure, qe nuk ishin prekur nga bombardimet. Pikërisht aty, gjate nje marshimi, kishin takuar regimentin e kaleresise Terza Savoia, qe kaleronte mes debores me heshat ne dore.
- Do beshaj mire te arrishja sa me shpejt tek ajo biciklete e mallkuar, - tha Niku. - Nuk kam aspak qejf te humbe rrugen dhe te mos mberirrij dot ne Fornaci.