Jorgji Karbunara, Mësues i Kombit
Jorgji Karbunara
Nenshkrues i Deklarates se Pavaresise se Shqiperise.
Nga Viktor Papa
Babe Dude Karbunara lindi ne lagjen Kala ne Berat me 22 prill 1842 me emrin Jorgji Karbunara. I gjyshi, te cilit i mori emrin, jo mbiemrin e pare "Tozhari", kthyer ne "Karbunara", ishte vendosur aty pas largimit nga fshati Tozhar, kur si shume te tjere u detyrua te ikte nga fshati se nuk pranoi te nderrohej ne mysylman nen trysni te ushtareve te Ali Pashe Tepelenes. U sistemua ne Berat ku u morr me qendistari, u martua me nje vajze qytetare me te cilen pati femije, mes tyre i madhi, Theodhori, babai i Babe Dudes.
Ne 10 vjecarin e pare te jetes, Jorgji Karbunara u rrit ne dyqanin e te atit, mes bisedave per cetat patriotike te Sinjes, Terpanit e bemave te Rrapo Hekalit. Shqipen e shkruar e mesoi fshehur me abetaren "Evetari" te Naum Veqilharxhit, mbertritur ne Berat ne vitet 1845, nje kopje e se ciles ruhej ne shtepi. Jorgji mesoi ne shkollen greke "Dhimotikon" ne Kala, hapur ne 1780, e para jashte kishes, ku mesues te pare kishte qene Kostandin Berati, autor i shqipes se shkruar me alfabet grek (1768).
Me mberritjen ne 1897 ne Berat te "Alfabetarja e gjuhes shqip" e Jani Vretos, vete Jorgji Karbunara u mesonte fshehur gjuhen shqip djemve, burrave e me pas dhe cupave, fillimisht tek Hani i Doracit, me tej tek hani i Xheblatit, ne banesa, sa ne nje lagje, ne tjetren.
Me mesimin e gjuhes shqip nisi dhe kalvari i ndjekjeve nga turqit, qe rriten presionet pas hapjes se shkoles se pare shqipe ne Korce. Ne nje nga numrat e gazetes se perditshme "Terxhuman-I Shark" qe drejtonte ne Stamboll Sami Frasheri, shkruhet:"...ne Berat, Jorgj Karbunara me te tjere bene perpjekje per te celur shkollen shqip, por nuk u be e mundur per shkak te terrorit te eger te qeverise turke dhe inkuizicionit te Fanarit...".
Shqiptarizmi i theksuar i tij ra ne sy te turqve, te cilet me 1895 i dogjen shtepine ne Berat.
Nen ndikimin e tij dhe anetareve te tjere atdhetare, klubi "Bashkimi" e kundershtoi rreptesishte alfabetin arab. Ne qytetin e Beratit u organizua me 28 shkurt 1910 nje miting masiv ne mbrojtje te alfabetit latin. Ne mes te pazarit u dogjen publikisht, ne menyre demonstrative, rreth 10 mije libra shkollorë te shkruara arabisht. Babë Duda i shkruan Sotir Koleas ne Egjipt: "shkurtazi te them se dje, nga nje permbledhje prej 50 shpirt nga me te paret e Beratit, u vendos me te shkruare te hapurit' e dy mesonjetoreve shqip, veteme shqip, nde qytet tone, e te henen qe vjen fillon mesimi". Keshtu ndodhi, pasi te henen, me 4 gusht 1908, u celen dy shkollat e para shqipe ne Berat.
Beratasit ne vleresim te vepres se mesuesit te shqipes e zgjedhen delegat 72-vjecarin Jorgji Karbunara ne Kuvendin e Vlores te 28 nentor 1912 ku edhe nenshkroi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise me siglen J. Karbunara.
Periudha pas Pavaresise qe kaloi ishte shume e veshtire per Babe Dunen. Mesuesi atdhetar u torturua mizorisht nga mercenarët e Esat Toptanit. Pervec se i shkatruan pasurine ne vitin 1915, rebelete e Haxhi Qamilit kur hyne ne Berat e kapën, e hogen zvarrë ne qytet duke e rrahur me shkop. Nga kjo dhune, Babe Duda ishte ne gjendje te rende shendetesore deri ne fund te jetes. U nda nga jeta me 17 dhjetor 1917, ne moshen 75-vjecare.
Ne shenje mirenjohjeje populli i Beratit, me 27 nentor 1937, i ngriti Babe Dudes bustin e mermertte, veper e skulptorit Dhimiter Cani, ne sheshin e vogel qe sot mban emrin "Babe Duda". Babe Dude Karbunara mban titullin e larte "Mesues i Popullit". Nje nga shkollat e mesme te qytetit te Beratit mban emrin "Babe Dude Karbunara".