Pse kryevepra e babait të Albanologjisë nuk u botua kurrë në gjuhën shqipe?!
Nga Leke Pepkolaj
Si fillim po shkruaj dy fjale qe ne ta njohim me mire Albanologun me te madh te shekullit XVIII, nje nga albanologet me te medhenj edhe te kohes se sotme.
Dhimiter Kamarda ka lindur, me 23.10.1821 ne Piana Degli Albanesi, ne provincen e Palermos, Itali. Studimet e para i kreu ne vendin e tij te lindjes ku nje ndihme te madhe i dhane babai dhe vellai i madh Nikolla, i cili ishte dhe babai i dyte per te. Ata duke pare talentin e tij ne vitin 1833 e derguan per te studiuar ne Rome ne kolegjin De Propaganda Fide ku mbaroi shkelqyeshem studimet per teologji. Gjate kesaj kohe Kamarda pati kontakte me shume arbereshe te Italise, shqiptare dhe ne vecanti me abatin e Mirdites, Preng Docin. Gjithashtu ai lidhi miqesi me studiuesin arberesk te Kalabrise, Vincenzo Dorsen, me te cilin mbajti lidhje gjate gjithe jetes se tij. Ne vitin 1844 u be diakon dhe me pas u emerua prift ne kolegjin Ponteficio di S. Atanasio ne Rome. Pas kesaj kohe u kthye ne vendlindje dhe u prit me gezim dhe ceremoni festive nga kleri dhe populli. Ne vitin 1845 Ipeshkvi Mons. Giuseppe Crispi, profesor i greqishtes e emeroi famullitar ne kishen greke te Napolit. Ne Napoli punoi tre vite dhe me pas per arsye politike u detyrua ta lere Siciline. Ne gjysmen e vitit 1851 Camarda u shperngul ne Livorno ku dhe atje ne vitet e para vuajti duke mos pasur nje pune fikse. Gjashte vite me pas Kamarda u sistemua dhe u be mesues i greqishtes ne lice. Kjo eshte periudha kyqe e tij ku ai iu kushtohet studimeve mbi gjuhen shqipe.
Kamarda mban kontakte me Giorgio e Vincenzo Schiro, Vincenzo Dorsa dhe mbi te gjitha Dora d'Istria domethene me princeshen Elena Gjika. Kamarda e vlereson shume Elenen me te cilen pati shume miqesi. Ata mbajtne shume kontakte ku numrohen rreth 60 letra te derguara mes tyre.
Kamarda vazhdoi te punonte ne Livorno dhe ne vitin 1864, me shpenzimet e veta botoi kryevepren e tij Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese. Vepra vlereson nga Domenico Comparetti, filolog i famshm italian. Kamarda vdiq papritmas 13.03.1879 ne momentin kur ishte duke skicuar nje gramatike te gjuhes shqipe.
Dy fjale per kryevepren e tij.
Duke e pare ne historine e disiplines eshte perpjekja e pare organike per te pershkruar origjinen e historine e gjuhes shqipe, krahasuar me gjuhet e tjera indo-evropiane. Me gjuhen shqipe deri ne ate kohe ishin marre shume studiues te huaj, por para tij nuk ishte hulumtuar nje cope i gjithe organizmi i gjuhes shqipe.
Cili ishte mendimi i Kamardas per gjuhen shqipe ne kryevepren e tij?
Per t'iu shmangur edhe une patriotizmit, zgjedha glotologun e njohur italian G. I. Ascoli, te flase cka mendonte Kamarda per gjuhen shqipe ne vepren e tij:
"Gjuha shqipe eshte e lidhur shume ngusht me gjuhen greke. Te dyja gjuhet qendrojne perpara njera-tjetres si binjake, por shqipja mbi te gjitha ne leksik merr pjese me shume se greqishtja ne elementin e ashtuquajtur pellazgjik-italik. Nga ana tjeter arsyet e gjuhes, sikur ato te historise, doket dhe traditat provojne se shqiptaret vijne drejtperdrejt prej Iliro-Maqedonasve dhe nga Epiriotet e lasht duke dhene mendimin mjaft te mundshme ku del qe shqiptaret jane pasardhesit e Pellazgeve, pra Pellazget e rinj, ashtu sikur jane Helenet e rinj greket e sotem."
Kamarda u vleresua shume nga Miklosich, Gustav Meyer, Norbert Jokl e shume te tjere. Ja cfare shkruan Ascoli per te: "Volumi i pare i tij Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese, pershkruan e shqyrton imtesisht gjithe organizmin e gjuhes se shqiptareve, e nderton nje paralelizem te vazhdueshem mes shqipes e greqishtes, por drejtuar meshtresisht edhe gjuheve te tjera te familjes ariane. Libri i tij siguron pergjithmone nje vend te zgjedhur mes albanologeve, dhe nje stoli te vertete te leterises se sotme te Italise."
Kjo kryeveper duke qene stoli ne leteresine italiane, duhet te jete patjeter edhe ne gjuhen shqipe sepse eshte gur themeli i Albanologjise. Botimi i vepres eshte shume i rendesishem sepse te kuptosh Kamarden duhet te njohesh gjuhet e vjetra greke, latine, sanskritishte etj, ku shume pak studiues tonet e kane kete 'llustr'. Shpresoj qe sa me shpejt kjo kryeveper te botohet ne shqip, por e plote dhe jo te kete fatin e vepres se Hahn apo te De Rades gjuhetar e ndonje tjetri.